Kosova
Gazetari ndërkombëtar: Unë i kam të dokumentuara të gjitha krimet në masakrën e Reçakut
Duket se në Kohën e fundit liderët serb kanë ngjallur reagime në lidhje me deklaratat për masakrën e Reçakut.
Ditë më pare, Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, e kishte quajtur trillim masakrën e Reçakut, duke ngjallur reagime të shumta në Kosovë dhe disa ambasadave të huaja të cilat kërkuan që të mos fyhen viktimat e luftës së fundit.
Mirëpo një qëndrim krejt ndryshe ka Bill Neely, një nga gazetarët e parë të huaj që kishte shkuar në Reçak, duke parë trupa të shqiptarëve të vrarë
Thuhet se ë një bisedë për Magazina.al, Neely i cili gjatë luftës në Kosovë, kishte raportuar për televizionin ITN, ka thënë se masakra e Reçakut nuk ishte trillim, sepse këtë e thanë trupat e mbi 40 të vrarëve atje.
“Nuk ishte trillim. Mbi 40 trupa e thanë historinë e tyre të cilët unë i kam dokumentuar me shumë kujdes”, ka thënë Neely
Gazetari i INT, kishte raportuar gjatë gjithë luftës nga Kosova, ishte ndër të parët që kishte shkuar në Reçak duke bërë që bota të shoh atë çfarë kishte ndodhur.
Më poshtë mund ta shihni videon e raportimit të Bill Neely nga Reçaku në vitin 1999:
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë














