Shkurt.ch
Gazeta zvicerane: Mos e ngatërroni “Alba-Festival” me “Albani Fest”
Sot dhe nesër, në Hardturm Areal të Cyrihut mbahet “Alba-Festival” që është festivali më i madh Open Air me muzikë shqiptare, i organizuar ndonjëherë në Evropë. Të njëjtën fundjavë është edhe “Albani Fest”, që sipas organizatorëve është festa më e madhe popullore qytetëse që mbahet për çdo vit, gjithmonë në këtë kohë. Theksohet se është më e madhja festë që mbahet për çdo vit, pasi që ka edhe festa më të mëdha, si ajo e Cyrihut, por që mbahen një herë në katër vite, shkruan albinfo.ch.
Sidoqoftë, siç shkruan gazeta e Winterthurit “Landbote”, emrat e ngjashëm “Alba-Festival” dhe “Albani Fest” bashkë me kohën e njëjtë kur mbahen, mund të shkaktojnë konfuzion te publiku. Kështu, Winterthurit po i vjen “konkurrenca” nga Cyrihu, shkruan në kufi të shakasë, gazeta Landbote.
Pasi përkujton se në Alba-Festival marrin pjesë edhe yje si Rita Ora, Dhurata Dora, MC Kresha, gazeta flet edhe për ofertën kulinarike të Alba-Festivalit, bën ca krahasime ironizuese pnë mes të dy evenimenteve etj.
“Albani Fest” në Winterthur mbahet nga viti 1971 dhe lidhet me St. Albanin, njëri nga tre të shenjtit e këtij qyteti. St. ALbani ka qenüë nga Anglia dhe, rrjedhimisht, çdo ngjashmëri e emrit të tij me emrin Alban që përdoret për shqiptarët, është e rastësishme.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









