Koronavirusi: çast pas çasti
Gates jep parashikimin kur bota do të rikthehet në normalitet
Ka kaluar më shumë se një vit që kur infektimi i parë me koronavirus në botë u raportua
Kjo ndodhi në Wuhan të Kinës dhe që atëherë, virusi i sars cov 2, është përhapur nëpër botë duke marrë 1.7 milionë jetë njerëzish.
Një nga zërat më të dëgjuar gjatë pandemisë, ka qenë ai i themeluesit të Microsoft, Bill Gates.
Në fakt, shumë nga mohuesit e pandemisë dhe kundërshtarët e vaksinës i janë referuar Gates duke e akuzuar se do të vendosë mikrochipe tek të gjithë për të kontrolluar njerëzit.
Fondacioni që Gates udhëheq, bashkë me të shoqen, është një nga shkaktarët që kompanitë Pfizer dhe Biontech u bashkuan për të prodhuar një vaksinë që do të prodhojë imunitet tek njerëzit.
Por, së fundmi, biznesmeni parashikoi se më e keqja e pandemisë nuk ka ardhur ende.
Në një intervistë me CNN ai tha se katër deri në gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë më të vështirët e pandemisë, transmeton TCH.
Edhe 5 vite më parë, në 2015, ai kishte paralajmëruar për numrin e viktimave që një event si ky që po shohim tani do të shkaktonte, përcjell albinfo.ch.
Gates tha ndërkohë për NBC se normaliteti në SHBA do të fillojë në pranverë të 2021 por që kjo të ndodhë, rekomandon reduktimin e kontakteve dhe mbajtjen e maskës.
Bill Gates kishte deklaruar se miratimi i një vaksine nuk kishte shumë gjasa të ndodhte para nëntorit. U desh të pritej edhe fare pak por parashikimi i tij ishte korrekt. Sidoqoftë, ai beson se normaliteti i plotë do të kthehet në 2022 dhe pandemia e radhës do të ndodhë brenda 20 viteve të ardhshme.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim











