Sport

Gashi shënon gol edhe në Ligën e Kampionëve

Mesfushori shqiptar i Bazelit, Shkëlzen Gashi, ka shënuar gol në fitoren e Bazelit ndaj Ludogorets Razgrad.

Gashi ka shënuar golin e tretë në minutën e 59-të për ekipin zviceran që ka shtuar gjasat për kualifikim në fazën e eliminimit direkt.

Është goli i shtatë i Shkëlzen Gashit në sezon, duke përfshirë superligën zvicerane.

Edhe Taulant Xhaka ka asistuar një gol për Bazelin kundër ekipit bullgar, Ludogorets.

Shkëlzen Gashi, golgeteri i superligës së Zvicrës, në fund të sezonit pati kaluar nga Grasshoppers (GC) i Cyrihut në FC Basel.