Kosova
Gashi propozon dy debate publike në diasporë
Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë ku edhe ka paraqitur Ligjin për Diasporën.
Gashi ka dhënë idenë për mbajtjen e dy debateve publike.
Njëri për ligjin e diasporës dhe njëri për përfshirjen e diasporës në jetën institucionale të Kosovës.
Gashi tha se duhet të bëhet një televizion publik për diasporën, por kjo të bëhet bashkërisht me Shqipërinë dhe të mos këtë kosto.
Ai shtoi se Qendrat Kulturore nëpër diasporë të hapen bashkërisht me Shqipërinë.
“Sa i përket amendamentimit të ligjit ekzistues për Kosovën, Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës ka bërë një marrëveshje gjithëpërfshirëse sa i përket diasporës. Ideja që qendrat kulturore kanë gjetur dështim, ju pata thënë që do të mbyllen dhe janë mbyllur. Ideja është që tash me Shqipërinë këto qendra të jenë të përbashkëta. Që të krijohet një ligj gjithëpërfshirës dhe adekuat propozimi ynë është që të kemi debate publike të përbashkëta në diasporë që ta diskutojmë draft-ligjin”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka thënë se është mirë që ligji të përfundoj këtë vit.
Deputetja Fitore Pacolli tha se krijimi i qendrave kulturore nga qeveria krijon mundësinë për ndërhyrje politike.
E deputeti Zafir Berisha tha se diaspora duhet të jetë më aktive në skenën politike në vend.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













