Lajme
Të rinjtë e Kosovës, drejt mërgimit
“Kosovën e ideonim kopsht me lule por na doli ndryshe”
Kosova ka moshën mesatare më të re në Evropë dhe shkallën më të lartë të papunësisë. Shumë të rinj kosovarë duan të largohen nga vendi i lindjes, për një jetë më të mirë, transmeton albinfo.ch.
Largimi i të rinjve nga Kosova nuk ka të ndalur. Kosova, një vend i vogël ballkanik, me 1.8 milion banorë dhe me moshën mesatare të popullsisë më të re në Evropë, përballet edhe me shkallë të lartë të papunësisë, por edhe me mungesën e perspektivës për të rinjtë.
Ruzhdi Orana, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka njoftuar se ka përcjellë për kurbet djalin e vetëm të tij, Fidanin, për të synuar një jetë më të mirë.
Mes tjerash, ai i kërkoi falje të birit për lotët që derdhi sot në aeroport, derisa shkruan se mendonte një jetë shumë më të mirë në Kosovë.
Ruzhdi Orana tregon se i biri është i shkolluar që nuk ka arritur të gjejë veten në vendlindje
Postimi i plotë:
Sot biri im i vetëm Fidani mori rrugën e gurbetit. Nuk qenka lehtë te te them rrugë e mbarë. Babi të kerkon falje për lotët që i derdha në Aeroport.
Rrugën që ti e more sot, kam pasur edhe unë mundësi që ta bëjë para 30 vitesh. Por në atë kohë nuk munda të ia kthej shpinën Kosovës, nuk munda ta braktis shkollën ku punoja, nuk munda të i le nxënësit, edhe pse punonim pa pagesë dhe me rrezikshmëri nga okupatori serbosllav.
Menduam se Kosovën do ta bëjmë kopsht me lule, ashtu si na thonin disa politikaj të atyre viteve. Por na doli krejt ndryshe. Arrita me mund dhe me djersë të iu shkolloj të gjithëve. Por për qudi, ndonëse veteran i arsimit dhe veteran i UÇK së, nuk arrita të iu punsoj në asnjë organizatë shtetrore. Dhe ja tani ju si intelektual, po duhet të shkoni dhe të punoni në vende të huaja.
Këte nuk e kam menduar kurrë po ja 22 vjet pas luftës Kosova po zbrazet nga të rinjtë. Rrugë të mbarë biri im dhe të priftë fati në jetë!.
E-Diaspora
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë pritet të përmbyllet më 17 maj. Sipas të dhënave...
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë