GAP: Bankat ulin numrin e të punësuarve

Instituti për Studime të Avancuara (GAP), ka publikuar të mërkurën Bankometrin me numër 6, i cili bënë monitorimin e tregut bankar në Kosovë.
Sipas analizës së GAP-it, në dy vitet e fundit ekonomia botërore, respektivisht sektori financiar u përball me një krizë të përgjithshme duke çuar kështu shumë vende në recesion ekonomik.
Efektet e krizës u reflektuan edhe në Kosovë ndonëse në një masë më të vogël.“Gjatë vitit 2009 kemi vërejtur një ngadalësim në kredidhënie, e njëherazi edhe një besim më të ultë të qytetarëve në banka, të cilat rezultuan në rritje të vogël të normave të interesit dhe rënie të konsiderueshme të profitit në sektorin bankar. Ky trend vazhdoi edhe gjatë gjysmës së vitit 2010, sidomos zvogëlimi i rritjes së të hyrave nga normat e Interesit”.
Për ta evituar një vazhdim të mëtutjeshëm, bankat kanë ulur shpenzimet të cilat kanë ndikuar në rritjen e profitit në vitin 2010, sidoqoftë ato reflektuan në zvogëlimin e numrit të të punësuarve në këtë sektor për rreth 100 punëtorë, krahasuar me vitin 2009.
“Viti 2010 u karakterizua me ndryshime në prioritetet e bankave, të cilat tani janë përqendruar në ofrimin e shërbimeve dhe pakove të ndryshme, përkundër përqendrimit vetëm në kredidhënie gjatë viteve të kaluara. Kështu, shërbimet e-banking shënuan një trend të shpejtë të rritjes”, theksohet në analizën e GAP-it.
E-Diaspora
-
Turnir humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhën 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit” Shuma e parave do të dedikohet për ndërtimin e dy shtëpive për familjet në nevojë ...
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
Jeta në Austri
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia” Që nga zgjedhjet e shkurtit, ka pasur 32 përpjekje për të konstituuar parlamentin - të gjitha...
-
Turnir humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhën 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja
-
Austria nis javën parlamentare me homazh për viktimat e Grazit