E-Diaspora
Gala koncert për bursa të studentëve
Organizatori i këtij koncerti, Këshilli i Fondacionit për Zhvillim të Kosovës thotë se është fjala për një mbrëmje gala që ka për qellim mbledhjen e fondeve nga shitja e biletave për studentët shqiptarë
Një gala koncert me këngëtarë të estradës shqiptare është paralajmëruar më 6 prill në Bernë.
Të hyrat e këtij koncerti janë të destinuara për studentët shqiptarë. Organizatorët e këtij koncerti, përfaqësues të Këshillit të Fondacionit për Zhvillim të Kosovës thonë se është fjala për një mbrëmje gala që ka për qellim mbledhjen e fondeve nga shitja e biletave për studentët shqiptarë.
“Ju e dini se fondacioni ynë ka ndarë 12 bursa deri më tani, 8 në Kosove në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe katër bursa këtu ne Zvicër. Pra, ne synojmë që me të ardhurat e kësaj mbrëmjeje të shtojmë numrin e bursave për studentët tanë. Dua të them që fondacioni ka qenë transparent ndaj donatorëve, të cilët kanë marrë një raport financiar të detajuar rreth të hyrave dhe bursave që u janë dhënë studentëve tanë”, tha për albinfo.ch përfaqësuesi i Këshillit të Fondacionit për Zhvillim të Kosovës, Fatmir Hyseni.
Përheq bursave organizatorët kane menduar që mjetet e mbledhura nga koncerti të mbështesin edhe veprimtaritë kulturore që zhvillohen këtu ne diasporë.
“ Ne e kemi ndihmuar edhe në botimin e librit me fotografi për Kosovën të fotografit zviceran Bertand Cottet, tha Famir Hyseni .
Në këtë gala mbrëmje praninë e tyre e kanë konfirmuar personalitete nga Prishtina dhe nga Tirana. Në koncert do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Tiranës, Lulzim Basha. Por do të ketë edhe befasi tjera…
Spektatorë pritet të shijojnë muzikë shqiptare në Hotel Kursaal në kryeqytetin zviceran, Bernë..
Në mbrëmjen e 6 prillit do të interpretojnë artistë të njohur shqiptarë, si: Adelina Ismajli, Mihrije Braha, Mimoza Selimi, Sabri Fejzullahu, Ilir Shaqiri, Naim Abazi etj. Po ashtu do të begatojë mbrëmjen edhe Shkolla shqiptare e vallëzimit “Shota” në Zvicër.
Te gjithë këta artistë shqiptarë do të performojnë falas për çka në emër të Fondacionit janë janë falënderuar për kontributin e tyre .
Mbrëmjen të Gala-Koncertit të organizuar nga Këshilli i Fondacionit e mbështesin ambasada e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë në Zvicër..
Në dhjetor të vitit 2010, në Bernë qe themeluar Fondacioni për Zhvillimin e Kosovës. Ishte kjo një iniciativë e një grupi afaristësh dhe aktivistësh shqiptarë të Zvicrës, e bazuar në idenë e ambasadorit të Kosovës në Bernë, Naim Malaj. Synimi i tyre ishte që fondacioni të zgjerohej edhe me individë, institucione dhe subjekte tjera.
“Fondacioni…” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës, për vitin 2012 ka ndarë bursat e para për tetë (8) studentë që ndjekin studimet në Kosovë dhe për katër (4) sish që studiojnë në Zvicër.
Synimi i tyre është që për vitin akademik 2012-2013 shuma e mjeteve për bursat në Zvicër të dyfishohet.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










