Integrimi
Futbolli, motor emancipimi dhe integrimi për vajzat migrante
Futbolli është një motor i fuqishëm integrimi si për djemtë dhe për vajzat me prejardhje migracioni. Vajzat futbolliste dalin kështu nga roli i tyre tradicional. Një nga shembujt pozitivë është Fatmire Bajramaj-Alushi
“Ka disa prindër, që thonë: Ti nuk duhet të dalësh me djem. Ti nuk duhet të luash futboll. Ti duhet të mbash shaminë e kokës. Unë mendoj se është turp që të rinjtë janë kaq shumë të kufizuar. Unë mendoj se edhe në familje ka disa probleme.” 19 vjeçarja Hasret Kayikci i njeh problemet nga qarqet e shoqërisë së saj. Ajo vetë mund të luajë futboll.
Fillimisht ajo luajti, kur ishte në shkollë fillore, më pas në klub me të rinjtë dhe tani në Bundesligë tek SC Freiburg, kur ajo bëri transferimin nga ekipi FCR Duisburg, shkruan deutschewelle.de. Sulmuesja me origjinë turke kishte pasur përherë mbështetjen e familjes së saj: “Xhaxhai im luan në Turqi futboll, vëllezërit e mi kanë luajtur po ashtu futboll. Mamaja ime është shumë tolerante. Ne jemi rritur këtu në Gjermani dhe jetojmë sipas rregullave gjermane.”
Vajzat turke e kanë më vështirë
Ajo mbahet vazhdimisht si rast i veçantë. Në qytete të mëdha Berlin, Këln, por edhe në metropole si zona e Ruhr-it kuota e të rinjve me prejardhje migracioni është mesatarisht 50 deri 80 për qind, thotë Ulf Gebken nga Universiteti Oldenburg.
Ai drejton institutin “Integrim përmes sportit dhe edukimit”. Por ndërsa djemtë me origjinë turke pothuajse numërohen njësoj si të rinjtë gjermanë në klubet e futbollit, kjo nuk ndodh kështu tek vajzat. “Vetëm 20 për qind e vajzave me origjinë turke janë të organizuara në klubet sportive. Kjo na tregon neve se ekziston një nevojë e madhe që shumë më tepër vajza mund të ushtrojnë rregullisht sport dhe të marrin pjesë në jetën e klubeve sportive
Prindërit kanë shumë paragjykime
Shumë kanë probleme financiare për pajisjet sportive, disa për kohën e trajnimit që është vonë dhe shumë probleme të tjera të pazgjidhura. “Unë vë re me druajtje që në shumë klube mjediset sanitare nuk janë të ndara për të rinjtë. Që dhomat e zhveshjes nuk janë si duhet dhe po ashtu vajzat kanë sheshet më të këqija për stërvitje dhe kohën më të keqe për të luajtur futboll. Kjo bën që prindërit të mos i lejojnë vajzat e tyre të luajnë futboll”.
Një problem kryesor është gjuha, thotë Gebken. Shumë prindër nuk janë në gjendje të plotësojnë formularin e klubit. Pengesat e ngarkuara për integrim në federatën e futbollit gjerman, Gül Keskinler, i njeh mirë. Futbolli sipas mendimit të saj është një shans i madh: “Nëpërmjet sportit në ekip fëmijët kultivojnë ndjenjën e komunitetit dhe në ekip kanë ndjenjën, që janë bashkë dhe i përkasin njëri tjetrit. Unë mendoj se ajo, që është më e rëndësishme, është që në migrantët kemi nevojë për shoqëri.”
Këtë e miraton edhe Ulf Gebken. Në projekte e shumta ai ka vëzhguar pikërisht këtë. “Futbolli është i shkëlqyeshëm, sepse ai i nxjerr vajzat nga roli i tyre tradicional. Një vajzë, që mund të luajë futboll merr edhe një vlerësim të veçantë nga vëllezërit, kushërinjtë, baballarët. Pastaj papritmas janë djemtë libanezë, turq, arabë dhe vajzat, që brohorasin se ato nuk kishin pritur, që këtë mund ta bëjnë edhe vajzat.”
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












