Bota
Futbolli italian në kaos, rreziku nga virusi
Numri i viktimave nga Coronavirusi është rritur në Itali dhe emergjenca ka kapur kufirin maksimal
Nga virusi vdekjeprurës është prekur edhe futbolli pasi katër ndeshje të javës së 25-të u shtynë, kurse tashmë duke iu referuar deklaratave të kryeministrit italian Giuseppe Conte mund të shtyhet e gjithë java e 26-të përfshirë edhe super sfidën e mes Juventusit dhe Interit. Problemi qëndron se nuk ka data të lira se kur mund të riluhen sfidat e shtyra për faktin se disa skuadra janë të angazhuara në Kupat e Evropës dhe në verë është Evropiani dhe kampionati duhet të mbyllet disi më herët. Zyrtarët më të lartë të Federatës Italiane të Futbollit dhe ata të ligës së futbollit po diskutojnë për masat që do të marrin për javën e 26-të e Serisë A, pasi qeveria ka kërkuar që deri në 1 mars të mos zhvillohet asnjë aktivitet sportive, përcjell albinfo.ch.
Një tjetër opsion është që të gjitha ndeshjet e kësaj jave të luhen me dyer të mbyllura, ndërkohë që klubi i Juventusit e përjashton një hipotezë të tillë për supersfidën ndaj Interit dhe do t’i kërkojë federatës që kjo ndeshje të luhet në një fushë neutrale me praninë e tifozëve.
Me dyer të mbyllura
Sfida e kthimit e raundit të 1/8-ave në Ligën e Evropës mes Inter dhe bullgarëve të Ludogorets do të luhet të enjten në San Siro siç është në program, pavarsisht frikës nga Coronavirus.
Duke iu referuar asaj çfarë shkruajnë mediat italiane Inter-Ludogorets do të luhet pasi skuadra zikaltër ka kalendar të ngjeshur dhe nuk ka data të lira për t’u riluajtur kjo sfidë më pas kjo edhe për faktin se njëra mes dy skaudrave do të luajë në raundin e 1/8-ave me ndeshjet e para të kësaj faze që do të zhvillohen pas dy javësh. Kështu që të gjitha gjasat janë që Inter-Ludogorets të luhet të enjten, por pa praninë e tifozëve në stadium.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











