CH-Ballkani
Furrtari shqiptar që u sulmua në Beograd, do të shpërndajë bukë falas
Pronari i furrës “Roma” në Borçe të Beogradit, shqiptari Mon Gjuraj, të premtën do t’u shpërndajë bukë falas bashkëqytetarëve të vet, njofton agjencia e lajmeve FoNet, transmeton Koha.net
Këtë veprim ai e bën në ditën e parë të punës pas asaj që ndodhi të shtunën e kaluar, kur para furrës së tij u organizua një protestë, për shkak se gjoja në rrjetet sociale njëri nga të punësuarit, vëllai i pronarit, në profilin e tij në Instagram shfaqej në një foto të vjetër dy vjeç me simbolin e shqiponjës dykrenare.
Siç raportojnë mediat e Beogradit, Mon Gjuraj ka kërkuar falje publikisht për shkak të fotos së të vëllait dhe ka deklaruar se ai vetëm dëshiron të vazhdojë jetën e punën e vet si deri më tash, përcjell albinfo.ch.
Furra “Roma” ka nisur punën më 2012 dhe aktualisht ka të punësuar dhjetë njerëz, ndërsa gjatë shtatë vjetëve pronari ka mbështetur me donacione shumë aksione humanitare sipas raportimit të agjencisë.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











