Bota
Fundoset anija në Danub, 7 turistë humbin jetën dhe 19 janë të zhdukur
Lumi Danub, një atraksion popullor për turistët, u rrit për shkak të reshjeve të mëdha, duke shkaktuar rryma të forta
Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Budapest të Hungarisë.
Raportohet se një anije me turistë është mbytur duke shkaktuar të paktën shtatë të vdekur dhe 19 të zhdukur. Anija ishte goditur nga një anije tjetër ndërsa po ankorohej. Ngjarja ndodhi të mërkurën rreth orës 22:00 në lumin Danub. Turistët ishin kryesisht nga Koreja e Jugut, derisa në të ndodheshin rreth 33 persona, përcjell albinfo.ch.
Anija që u fundos u identifikua si “Hableany”, ose Mermaid. Anija ka dy kuverta dhe një kapacitet prej 45 personash. Lumi Danub, një atraksion popullor për turistët, u rrit për shkak të reshjeve të mëdha, duke shkaktuar rryma të forta.
Varka është gjetur në shtratin e lumit vetëm disa qindra metra nga pika e saj e zakonshme e ankorimit, por pasagjerët dhe ekuipazhet e humbur mund të jenë transportuar nga rrymat më larg. Koreja ka konfirmuar se 19 persona kanë humbur, derisa do të nisin një ekip zyrtar në Hungari për të ndihmuar viktimat dhe të jenë në shërbim të atyre që kanë shpëtuar.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete 1 Marsi, Dita e Ndërgjegjësimit për Përdoruesit e Karrocës (Wheelchair Day)... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore















