Ukraina
Fundoset anija luftarake ruse ‘Moskva’
Anija ruse që u dëmtua nga një shpërthim të mërkurën është fundosur, njofton ministria ruse e Mbrojtjes.
Anija luftarake ‘Moskva’ pësoi dëmtim gjatë momentit që po ankorohej në një port në Detin e Zi.
Anija me ekuipazh prej 530 persona ishte simboli i fuqisë së ushtrisë ruse.
Kievi pretendon se ka goditur anijen me raketë, por Moska nuk ka përmendur sulmin.
Ushtria e Ukrainës thotë se ka qëlluar anijen ruse me raketë Neptune, armë e krijuar pas aneksimit të Krimesë në 2014.
Të enjten në mbrëmje, mediat shtetërore ruse publikuan lajmin se anija është fundosur.
Më herët, Rusia tha se kishte pasur zjarr në bord për shkak të shpërthimit të municionit.
Anija ‘Moskva’ është ndërtuar në Ukrainë gjatë periudhës sovjetike dhe u vu në shërbim në fillim të viteve 1980./BBC
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














