FTESË PËR MANIFESTIMIN E 100 VJETORIT TË SHPALLJES SË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
Kryesia e LAPSH “N. Frashëri” në Zvicër, në takimin e 22 janarit 2012, mbajtur në Suhr të Araut vendosi PËR MANIFESTIMIN E 100 VJETORIT TË SHPALLJES SË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË Ftesë
Kryesia e LAPSH “N. Frashëri” në Zvicër, në takimin e 22 janarit 2012, mbajtur në Suhr të Araut vendosi PËR MANIFESTIMIN E 100 VJETORIT TË SHPALLJES SË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
Ftesë
Të nderuar bashkatdhetarë,
Përfaqësues të përfaqësive diplomatike shqiptare në Zvicër,
Përfaqësues të shoqatave shqiptare në Zvicër,
Ju Ftojmë për pjesëmarrje dhe bashkëpunim në
MANIFESTIMIN E 100 VJETORIT TË SHPALLJES SË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË.
Viti 2012, është vit i veçantë për popullin shqiptar, kudo ku ai jeton. Është vit historik, sepse po mbushen plot 100 vjet nga dita e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Pikërisht, më 28 nëntor të vitit 1912, u ngrit flamuri kombëtar në Vlorë, për të shpallur Shqipërinë “e lirë e të mosvarme”.
Edhe pse për kombin shqiptar kjo pavarësi nuk ishte e plotë, ai nuk u dorëzua, por në vazhdimësi nëpërmjet përpjekjeve të mëdha arriti deri në këtë vit, ku jemi në rrugë të drejtë për të përmbushur idealin e shumë brezave që luftuan për lirinë e plotë të Shqipërisë sonë.
Pra, këtë vit, populli shqiptar, do të festojë 100-vjetorin e pavarësisë, me manifestime të shumta anekënd trojeve shqiptare dhe në shumë vende të botës ku jeton mërgata shqiptare.
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ në Zvicër, në mbledhjen e mbajtur më 22 Janar 2012, në Bernstr.-West 60, 5034 Suhr, pranoi njëzëri iniciativën e mbledhjes së datës 20 nëntor 2011 për organizimin e manifestimit, ndarjen e detyrave si dhe themelimin e Këshilli Organizativ.
Manifestimi do të mbahet më datën 2 dhjetor (E diel) duke filluar prej orës 14.00, në Bärenmatte, Turnhalleweg 1, 5034 Suhr
Me qëllim që këtë manifestim ta bëjmë sa më madhështor, ne do t`i ftojmë në një takim të përbashkët (këshillues) në fund të muajit Shkurt, të gjitha shoqatat e paraqitura deri tani si dhe ato të cilat do të paraqiten gjatë këtij muaji.
Ky takim thjeshtë është një këshillim i përbashkët për ta festuar këtë ditë sa më mirë, me një program sa më cilësor si në pikëpamje artistike ashtu edhe në atë organizative, gjithnjë duke pasur parasysh organizimet tjera, që do të bëhen nëpër kantone të ndryshme nga shoqatat dhe përfaqësitë diplomatike shqiptare në Zvicër, e kemi caktuar datën me qëllim që LAPSH ”Naim Frashëri” në Zvicër, me pasur kohë e mundësi për pjesëmarrje dhe ndihmë të ndërsjelltë sipas kërkesave në organizimet që do të bëhen në ditët tjera nga organizatorët e sipër përmendur.
Bashkimi bën Fuqinë!
Në emër të këshillit për manifestim :
Këshilli Organizativ i LAPSH “Naim Frashëri” – Zvicër
Riza Demaj – kryetar
Tel. 0786479225
E-mail: [email protected]
LAPSH Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër
ALEV Albanischer Lehrer- und Elternverband “Naim Frashëri” in der Schweiz
LEPA Ligue des Enseignants et des Parents Albanais “Naim Frashëri” en Suisse
LIGA Lega degli Insegnanti e di e Genitori Albanesi “Naim Frashëri” in Svizzera
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë










