Ftesë: “Diaspora për Zhvillim”
Të nderuar bashkëatdhetarë,
Projekti “Diaspora për Zhvillim”, i mbështetur nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC në Kosovë dhe i cili zbatohet nga Instituti për Menaxhim dhe Zhvillim – IMD me konsulencë të Solidar Suisse, ka identifikuar si çështje shumë të rëndesishme dhe të nevojshme: përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, të cilin synon ta arrijë përmes kontributit dhe shfrytëzimit të potencialit intelektual të profesionistëve shqiptar/kosovar në Diasporë – Zvicër.
Bazuar në rekomandimet e dala nga grupi punues dhe punëtoria e organizuar me këtë temë, Projekti “Diaspora për Zhvillim” fton të gjithë personelin shëndetësor përfshirë:
Mjek të praksës së përgjithëshme, dentist, kirurg, kardiolog, psikolog, psikiatër, ortoped, infermier/e, teknik laboratorësh, agjent të kompanive të sigurimit shëndetësor, kujdesit shendetësor, shtëpi pleqesh por edhe profesionistë të lamive tjera shendetësore që veprojnë në Zvicër të mbështesin këtë projekt, me njohuritë dhe përvojën e tyre.
Qëllimi final i kësaj thirrje është themelimi i një organizate të profesionistëve shëndetësor që veprojnë në Diasporë. Ata të cilët janë të interesuar dhe kanë dëshirë të shkëmbejnë përvojat e tyre si dhe të kontribuojnë në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë, ftohen të aplikojnë në këtë iniciativë.
Për t’u bërë pjesë e këtij grupi, të gjithë ju bashkëatdhetarë të interesur, luteni të dërgoni të dhënat tuaja, në adresën elektronike të Projektit “Diaspora për Zhvillim – DfD”. Të dhëna që kërkohen nga ju duhet të përmbajnë informatat e mëposhtme:
• Emrin dhe mbiemrin
• Fushën e specializimit/profesionin
• Adresën e vendbanimit
• Adresën elektronike/e-mail
• Numrin e telefonit
Ju njoftojmë që dërgimi i të dhënave si dhe regjistrimi në databazën tonë bëhet deri me datë 31/12/2012, në adresën elektronike [email protected].
Stafi i Projektit “Diaspora për Zhvillim” ju falenderon paraprakisht për interesimin tuaj. Për më shumë informata rreth projektit ju lutem vizitoni ueb-faqen zyrtare www.diaspora-ks.org
Me respekt,
Stafi i projektit DfD
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










