Shkurt.ch
Fshati zviceran në kufi me Francën, i shqetësuar për sigurinë
Fshati i vogël veriperëndimor i Boncourtit, i cili numëron pak më shumë se 1.200 banorë, vendosi pak vite më parë të punësojë një kompani të sigurisë për të patrulluar rrugët gjatë natës dhe gjithashtu kërkoi që policia lokale dhe rajonale si dhe rojet kufitare të patrullojnë zonën.
Kryetari i bashkisë në atë kohë, Andre Goffinet, tha se masat e tilla ishin të nevojshme pas një vargu vjedhjesh, duke përfshirë bankën lokale dhe stacionin e gazit, përcjell albinfo.ch.
Fshati ndodhet vetëm një kilometër nga kufiri francez dhe 50 kilometra nga Gjermania.
Por kryebashkiaku i tanishëm Lionel Maitre tha të premten se grabitjet po vazhdojn.
“Ne shohim se këto masa për ende nuk janë të mjaftueshme,” tha Maitre transmetuesin publik të RTS, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se autoritetet lokale kishin vendosur që fshati do të bëhet i pari në Zvicër për instalimin e sistemeve të sigurisë në shtëpi për banorët e saj.
Fshati, i cili tashmë ka shpenzuar rreth 25,000 franga zvicerane në patrulla të sigurisë, planifikon të shpenzojë deri në 30,000 më shumë për të mbuluar një pjesë të kostos së instalimit të sistemeve të sigurisë nëpër shtëpi, përcjell albinfo.ch.
Maitre i tha RTS-së se kostoja ishte e arsyeshme në krahasim me përfitimin që do të sillte në aspektin e sigurisë shtesë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












