Kosova

Fshati përrallor i Kosovës, i zbukuruar për festa

Fshati Pjetërshan ka magjepsur edhe një herë, duke vazhduar dekorimin për festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, shkruan albinfo.ch.

Edhe kësaj radhe shumë të rinj të këtij fshati të Gjakovës, por edhe fshatrave përreth kanë punuar, që Pjetërshan të duket përrallor, së paku për festat e fundvitit.

Mësohet se rreth 1500 euro janë mbledhur nga fshatarët për të zbukuruar fshatin, sidomos oborrin e kishës, dhe një pjesë të fshatit.

Për këtë arsye, shumë vizitorë e vizitojnë këtë fshat për festat e fundvitit, madje edhe myslimanë dhe të huaj, për t’i parë nga afër bukuritë dhe zbukurimet e këtij fshati.

Zbukurimi i fshatit tashmë është bërë tradicional, pasi ka ndodhur edhe në vitet e kaluara.

Foto: Besim Ndau