Kosova
BE-ja pritet të lirojë 205 milionë euro për Kosovën në janar
BE-ja zhbllokon edhe 205 milionë euro për Kosovën në janar
Bashkimi Europian pritet që brenda muajit janar të lirojë edhe 205 milionë euro të mbështetjes financiare për Kosovën, pas heqjes së plotë të masave ndëshkuese që ishin në fuqi që nga vera e vitit 2023. Lajmi është konfirmuar nga Komisioni Europian, përcjell albinfo.ch.
“Komisioni synon të lirojë shumën e mbetur prej 205 milionë eurosh në fillim të këtij viti, në përputhje me Konkluzionet e Presidencës për Zgjerimin”, thuhet në përgjigjen e KE-së.
Më herët, BE-ja ka zhbllokuar tashmë 216 milionë eurot e para, duke e çuar vlerën totale të fondeve që i rikthehen Kosovës në mbi 421 milionë euro. Këto mjete ishin pezulluar për më shumë se dy vjet si pasojë e masave kufizuese ndaj Kosovës.
Nga paketa e parë prej 216 milionë eurosh, 34.6 milionë euro do të përdoren menjëherë për nisjen e katër projekteve konkrete, përfshirë ngrohjen qendrore në Prishtinë, trajtimin e ujërave të zeza në TC Kosova B, skemën “Young Cell” dhe menaxhimin e deponive të mbeturinave. Ndërkohë, pjesa tjetër prej 181 milionë eurosh do të programohet dhe miratohet gjatë pranverës, me zbatimin e projekteve që pritet të nisë në gjysmën e dytë të vitit 2026.
Masat ndaj Kosovës u vendosën në vitin 2023 pas tensioneve në veri të vendit dhe u hoqën plotësisht në dhjetor të vitit 2025, gjë që u konfirmua nga presidentja Vjosa Osmani pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kishte bërë të ditur se lirimi i 205 milionë eurove do të ndodhte në fillim të vitit 2026, ndërsa kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e kishte cilësuar vendosjen e masave si të padrejtë, duke theksuar se Kosova ka vazhduar rrugën e saj euro-atlantike.
Sipas Institutit GAP, deri në qershor të vitit 2025 Kosova ka humbur rreth 7.1 milionë euro fonde të pakthyeshme si pasojë e masave të BE-së, ndërsa sektorët më të prekur kanë qenë mjedisi, energjia dhe digjitalizimi.
E-Diaspora
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar












