Bota
Fshati ku lindi Zona Schengen
Sot, Zona Schengen përfshin 26 shtete anëtare. Nga këto, 22 janë anëtarë të BE-së, ndërsa katër (Islanda, Zvicra, Norvegjia dhe Lihtenshtajni) nuk janë
Schengen është një fshat i vendosur në brigjet e lumit Moselle, në trekëndëshin kufitar të Luksemburgut, Gjermanisë dhe Francës.
Këtu nënshkrua Marrëveshja e Schengenit dhe Konventa e Zbatimit të Schengenit, në vitin 1985 dhe 1990. Në fshat, ka disa vende që kujtojnë marrëveshjen, duke përfshirë Qendrën Evropiane të Schengenit me muzeun e saj. Schengen është bërë qendra e lëvizjes së lirë në Evropë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Schengenit.
Në gjurmët e një vendi historik siç është Luksemburgu, i cili qëndron si një monarki kushtetuese e lidhur mes dy republikave gjigante të Francës dhe Gjermanisë dhe ka paguar çmimin për vendndodhjen e saj në jo një, por dy luftëra botërore, ndodhet edhe Schengen, transmeton ‘Scan’.
Schengen njihet për prodhimin e verës së vendit, me vreshtat rresht pas rreshti të mbuluara mbi kodrat e ulëta të ndërprera vetëm nga shpërndarja e qyteteve dhe fshatrave, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa Luksemburgu do të merrte së shpejti presidencën e KEE-së, kombi i vogël kishte të drejtë të zgjidhte se ku do të bëhej nënshkrimi i këtij traktati. Schengen është i vetmi vend ku Franca dhe Gjermania bashkohen me një anëtar të Beneluksit, duke e siguruar atë si destinacion të zgjedhur. Si pikë takimi i tre vendeve, zgjedhja e Schengenit ishte e mbushur me simbolizëm. Për të siguruar se ishte një çështje neutrale, nënshkruesit u mblodhën në një anije për të nënshkruar marrëveshjen. Anija u ankorua sa më afër kufirit me tri pikat, që shkon poshtë në mes të lumit Moselle.
Sot, Zona Schengen përfshin 26 shtete anëtare. Nga këto, 22 janë anëtarë të BE-së, ndërsa katër (Islanda, Zvicra, Norvegjia dhe Lihtenshtajni) nuk janë. Schengen kishte kritikët e saj atëherë siç ka edhe tani. Kriza e migrantëve të fundit dhe sulmet e Parisit në vitin 2015 minuan Schengenin, duke u dhënë atyre mjaft municione kundër kufijve të hapur. Pavarësisht diferencave, zona e Schengenit vazhdon të rritet, edhe pse procesi për t’u bashkuar asaj është mjaft i vështirë. Politika ende përcakton se kush mund të bashkohet ose jo, pasi anëtarët e rinj duhet të votohen njëzëri. Në fakt, asnjë vend nuk i është bashkuar zonës Schengen për disa vite; Lihtenshtajni ishte shtimi i fundit në vitin 2011.
Natyrisht, ka më shumë për këtë fshat të vogël sesa legjislacioni ndërkombëtar. I ndodhur 35 km larg Luksemburgut, Schengen i ofron vizitorëve mundësitë për të lundruar përgjatë brigjeve të Moselle, të shëtisin apo të bëjnë çiklizëm në kodrat përreth, si edhe te vizitojnë muzeun i cili u inaugurua më 13 qershor 2010, 25 vite pas nënshkrimit të marrëveshjes Schengen, i cili i është kushtuar pikërisht kësaj të fundit.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













