Shkurt.ch
Frankofonët dhe Berna, të privilegjuar me poste federale
Deri në vitin 2000 me kushtetutë ishte rregulluar që një kanton nuk mund të ketë në asnjë rast më shumë se një këshilltar federal
Zgjedhja brenda një kohe të shkurtë në postet kryesore të politikës së vendit e disa politikanëve nga zona frankofone dhe nga Kantoni i Bernës ka bërë pjesë të debatit politik shqetësimin për njëfarë «pabarazie» që ka ndodhur.
Pas një viti me presidenteje të federatës një qytetare nga Kantoni i Bernës (Sommaruga) dhe dy kryetarë të dhomave parlamentare që vijnë nga Zvicra Frankofone (Stéphane Rossini dhe Claude Hêche), edhe ky vit po fillon në shenjë të këtyre dy regjioneve, shkruajnë mediet zvicerane.
Kështu, presidenti i Federatës sërish vjen nga Berna (Johannn Schneider Ammann i FDP-së). Njëkohësisht edhe kryetarët e dhomave të Parlamentit janë po ashtu njëri nga zona frankofone (Raphael Comte) dhe njëra nga Berna (Christa Markwalder).
Përgjithësisht në Keshillin Federal (Qeverinë e Zvicrës) Kantoni i Bernës është i përfaqësuar dy herë ndërsa frankofonia tri herë, transmeton albinfo.ch.
Deri në vitin 2000 me kushtetutë ishte rregulluar që një kanton nuk mund të ketë në asnjë rast më shumë se një këshilltar federal (ministër në Qeverinë Federale).
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









