CH-Ballkani
Francezët dëshirojnë të investojnë në sektorin e turizmit në Kosovë
Afaristët nga Franca u shprehën se Kosova ofron mundësi shumë të mira për investime dhe se ata janë të interesuar për të zgjeruar aktivitetet e tyre në Republikën e Kosovës
Francezët kanë shprehur dëshirë të investojnë në Kosovë, sidomos në sektorin e turizmit dhe hotelerisë, njofton albinfo.ch.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka pritur afaristin nga Franca, Pascal de Pingon, përfaqësues i kompanisë Accor Hotels dhe Roger Forneris, Drejtor i Projekteve në Aeroportin e Lyonit, të cilët ishin të shoqëruar nga kryetari i Odës Ekonomike Gjermane, Fadil Hoxha, njofton kumtesa ministrore.
Ministrja i ka njoftuar afaristët për mundësinë që i kanë të investojnë në Kosovë, kurse gjatë këtij takimi u bisedua për mundësinë e investimeve të francezëve, veçanërisht në sektorin e turizmit dhe hotelerisë.
Afaristët nga Franca u shprehën se Kosova ofron mundësi shumë të mira për investime dhe se ata janë të interesuar për të zgjeruar aktivitetet e tyre në Republikën e Kosovës.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










