Koronavirusi: çast pas çasti
Francë: Testi për koronavirusin do të bëhet nëpërmjet internetit
Ministria e Shëndetësisë e Francës ka dhënë miratimin për një test që mund të përdoret për të kontrolluar simptomat dhe mundësinë e infeksionit me COVID-19 në internet.
Sidoqoftë, kjo nuk është një diagnozë, por një vlerësim i gjendjes së shëndetit në një situatë me koronavirus. Mediat franceze raportojnë se testi ka qenë në faqen e internetit të maladiecoronavirus.fr që prej javës së kaluar dhe përmban 24 pyetje në lidhje me simptomat e përjetuara nga njerëzit që zhvilluan sëmundjen pas një infeksioni koronal. Përdoruesit gjithashtu duhet t’u përgjigjen në mënyrë anonime pyetjeve në lidhje me peshën, gjatësinë, moshën e tyre dhe të japin informacione shtesë për shëndetin e tyre të përgjithshëm.
Në përfundim të testit, bëhet një rekomandim nëse ata duhet të konsultohen me një mjek, të thërrasin urgjencën ose nëse ata janë të paprekur nga virusi. Ky test online u prezantua për të zvogëluar presionin ndaj shërbimeve shëndetësore franceze, të cilët në situatën aktuale po marrin një numër të madh të thirrjeve të panevojshme nga qytetarët e shqetësuar për shëndetin e tyre, në mungesë të testeve fizike për koronavirusin.
Stacioni televiziv France 24 raporton se më shumë se 2 milionë njerëz vizituan ueb faqen në fjalë vetëm të shtunën, 12 për qind e të cilëve u thirrën për të kontaktuar shërbimet e urgjencës. Në Francë, deri më sot janë 14,459 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 562 vdekje.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










