Bota
Francë: Dyshohet se bashkëshortja vrau burrin, ajo gjendet në arrati
Të shtunën e kaluar, në Dole të Francës, një person 33-vjeçar është gjetur i vdekur në një apartament. Partnerja e tij, e cila është zhdukur me dy fëmijët e tyre, është arratisur në Kosovë, prej nga edhe është çifti.
Trupi i pajetë i Artan S., një kosovar 33-vjeçar, është zbuluar të shtunën pasdite, i shtrirë përtokë në një dhomë të një apartamenti në katin e tretë të rrugës High Street 39A në Dole, njoftojnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch.
Prokurori i Besançonit, Etienne Manteaux, dje ka zbuluar se personit gati i ishte prerë koka. Ka shumë të ngjarë që krimi është kryer me një sëpatë të rëndë për çarjen e drunjtëve, që është zbuluar në vendngjarje.
Ka qenë kundërmimi i rëndë nga fillimi i javës së kaluar që ka alarmuar pronarin, gjithashtu me bashkëpunim edhe të qiramarrësve, për të kontaktuar edhe gruan 33-vjeçare dhe dy fëmijët e saj, të moshës 10 dhe 4-vjeçare, në mënyrë që të kryej punët në apartament. Të tre ishin vendosur në banesë që nga mesi i korrikut para se të bashkoheshin me babanë. Ky i fundit ishte liruar nga burgu nga mesi i gushtit, pasi vuajti një dënim tremujor për dhunë në familje, i shqiptuar në Lyon, transmeton albinfo.ch.
Më parë familja kishte jetuar në Besançon, nga viti 2011 deri më 2014, pastaj në Vénissieux në periferi të Lionit, para se të zhvendoseshin për Mulhouse, në vitin 2015, shkruan më tej Albinfo.ch. Përmes regjistrimeve të ndryshme të fëmijëve nëpër shkolla, hetuesit policorë të Dole, të ndihmuar nga DIPJ e Dizhonit, ka qenë në gjendje të gjurmojnë rrugën e çiftit. Pasi gruaja është zhdukur që nga 21 shtatori, duke marrë fëmijët e saj.
Telefoni i saj tani është i lidhur në Kosovë, prej nga rrjedh edhe ajo, nga Prishtina.
Ajo është padyshim në krye të listës së të dyshuarve të kësaj vrasje për drejtësinë franceze dhe “është e rëndësishme të mos nxitohet. Tani për tani, përderisa ajo nuk është intervistuar, të gjitha supozimet mbesin të vlefshme”, tha Manteaux, i cili hapi një hetim penal për vrasje, informon Albinfo.ch.
Njeriu dhe gruaja që në lagje njiheshin për agresivitetin e tyre, ishin raportuar në shërbimet sociale për shkollimin kaotik të fëmijëve të tyre dhe mësuesit kanë pasur vështirësi të mëdha për të komunikuar me prindërit. Gjithashtu, babai ishte parë i gjallë për herë të fundit të premten, më 20 shtator, në rrethinën e shkollës.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












