E-Diaspora
Fotografitë e kosovarit marrin vëmendje të madhe në SHBA

Fotografitë e nje kosovari, kanë marrë vëmendje të madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Agron Jashari nga fshati Prekaz, që tash e disa vite jeton në Amerikë, ka hapur tashmë edhe ekspozitën e tij personale me fotografi, në njërën nga galeritë më të vizituara të SHBA-së.
Vetmia titullohet ekspozita e parë e kosovarit, fotografitë e të cilit janë shkrepur në pjesë të ndryshme të Nju Jorkut. Sigurisht, aty nuk munguan edhe disa foto të bëra pikërisht në fshatin Prekaz.
“Fotografite e Agronit jane shumë të bukura. Këto kënde janë të njohura për banorët e Nju Jorkut. Unë vij nga Queens. Por ai i kap ato në momentin e duhur, teper bukur” – ishte komenti i njërit prej vizitorëve të kësaj ekspozite.
Me shume per permbajtjen e ekspozites foli vet autori, Agron Jashari. Ai tregoi se disa prej fotove kerkuan kohe, por disa të tjera u shkrepën me nxitim. Por, sipas tij, asgjë nuk është e vështirë kur fotografitë bëhen në qytetin e Nju Jorkut.
“Këtu janë 18 fotografi që e prezantojnë Nju Jorkun. I kam edhe disa fotografi të vogla që e kam bërë një udhëtim në Evropë, Zvicër, Gjermani dhe Kosovë. Secila fotografi është shkrepë në momentin si të them të caktuar ka qenë ndoshta moment kur kam prit me orë për me shkrepë atë fotografi, ka disa prej tyre që kanë qenë të çastit por kanë dalë fantastike. Drita është ajo që ndikon më së shumti në fotografi“.
Komente kishte edhe prej atyre që ishin pjesë e kësaj ekspozite. Jashari prezantoi edhe dy pamje te mahnitshme të vendlindjes se tij, fshatin e Prekazit, per te cilat autori thote se jane te preferuarat e tij.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj