CH-Ballkani
Fokusi te heqja e kufirit midis Shqipërisë dhe Kosovës
Edi Rama gjithashtu u shpreh se në mbledhjen e përbashkët të Qeverive, fokus kryesor do të jetë heqja e kufirit midis Shqipërisë dhe Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë të përbashkët për media, kanë thënë se mbledhja e përbashkët e qeverisë Shqipëri-Kosovë do të zhvillohet 27 nëntor -28 nëntor, përcjell albinfo.ch.
Rama gjithashtu u shpreh se në mbledhjen e përbashkët të Qeverive, fokus kryesor do të jetë heqja e kufirit midis Shqipërisë dhe Kosovës.
“Kontrollet do të jenë aq të rralla sa që shumëkujt mund t’i bie që të mos ketë fare kontrolle, siç ndodh në kufijtë e BE-së. Diplomat e studentëve, puna e të rinjve janë vështirësi evidente për të rinjtë në të dy anët e bjeshkëve shqiptare”, tha Rama.
“Porti i Durrësit nuk është vetëm i Shqipërisë zyrtare, por edhe i shqiptarëve të Kosovës, është porti që duhet të kthehet në Doganën e njehsuar të Shqipërisë dhe Kosovës. Është e padrejtë, e pandershme dhe e paarsyeshme që sipërmarrjet shqiptare që çojnë mall në Kosovë përmes portit të Durrësit kontrollohen dy herë. Këtë kemi rënë dakord ta finalizojmë në mbledhjen e 27 nëntorit”, theksoi kreu i Qeverisë shqiptare.
Ai tha se diplomacia shqiptare do të jetë garant për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.
“Shqipëria e ka mbështetur dhe e mbështet me të gjithë fuqinë e vet dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, duke qenë qartësisht në anën e Kosovës, në funksion të gjetjes së një zgjidhjeje realiste dhe të një çlirimi përfundimtar të vetë Serbisë nga makthi i të shkuarës që e mban peng Serbinë në radhë të parë, dhe që e pengon njohjen e Kosovës nga vetë Serbia. Ndajmë shqetësimin tonë për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, proces i cili po krijon jo pak probleme me bashkësinë ndërkombëtare, e cila ka qenë dhe mbetet garanti kryesor i Kosovës. Kosova s’ka llogari të humb miq”, deklaroi kryeministri Rama.
E-Diaspora
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk "Është një mundësi për të ndarë muzikën me një audiencë të jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe për të...
-
Përtej gjuhëve dhe kufijve: AlbaFestival si rrëfim i brezave të rinj shqiptarë
-
Mësojmë Shqip në Diasporë
-
Taulant Xhaka nis karrierën si trajner te FC Dardania Basel në divizionin e 4-të
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht