Lajme
FMN: Rritja ekonomike globale në 2020 më e ulët se në 2019
Rritja globale do të jetë më e ulët në vitin 2020 nga sa ishte në vitin 2019 për shkak të ndikimit të epidemisë së koronavirusit të ri, por është e vështirë të parashikosh se sa shumë, tha sot kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva.
“Virusi, i cili po godet qarqet e ofertës përmes zinxhirëve të prodhimit, sikurse edhe ato të kërkesës, kërkon një përgjigje globale”, vlerësoi Georgieva.
Në vitin 2019, rritja e ekonomisë botërore ishte me 2,9 % dhe, për vitin 2020, FMN-ja parashikonte madje një rritje me 3,3 % në muajin janar.
189 vendet anëtare të FMN-së premtuan sot të japin të gjithë mbështetjen e nevojshme për të kufizuar ndikimin e epidemisë, veçanërisht për vendet më të rrezikuara, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












