Uncategorized
Fitnesi të paguhet nga sigurimi shëndetësor, si çdo terapi tjetër
Mjekët do të duhej tu përshkruanin pacientëve me mbipeshë ushtrime fitnesi, ashtu siç u përshkruajnë barna ose terapi tjera për sëmundje të ndryshme. Rrjedhimisht, sigurimi bazë shëndetësor duhet të mbulojë shpenzimet e krijuara në këtë mënyrë. Këtë e kërkon shoqata e qendrave zvicerane të fitnesit (SFGV) në një iniciativë të prezantuar të premten në Bernë, me moton “Po për mjekësinë e lëvizjes”.
Iniciativa synon luftimin e sëmundjeve “të civilizimit” dhe që nuk janë të trashëgueshme si mbipesha, sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe disa sëmundje të caktuara psikike.
Ushtrimet e fitnesit do të mbështetnin njerëzit për të udhëhequr një stil të shëndetshëm jete shkruan SFGV. Shoqata synon që së shpejti ta dorëzojë iniciativën në Zyrën Federale dhe të fillojë grumbullimin e nënshkrimeve. Për të qenë e vlefshme iniciativa duhet të mbledhë 100.000 nënshkrime brenda 18 muajve.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










