Kosova
Fitime enorme të bankave komerciale në Kosovë
Në Kosovë, për pesë muaj, bankat komerciale kanë arritur fitim neto 65.9 milionë euro.
Këto fitime të tyre janë si rezultat i normave të larta të interesit në kredi, si dhe nga tarifat e larta të shërbimeve (të hyrat nga jointeresi), shkruan Buletini Ekonomik.
Në vitin 2022 pothuajse të gjitha janë rritur në emër të inflacionit të lartë që po mbretëron në Kosovë e rajon.
Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për rrjedhën e sistemit financiar për muajin maj të vitit 2023, të hyrat totale në këtë sektor ishin në vlerë të 157.5 milionë eurove.
Prej tyre, gjithsej 118.1 milionë ishin të hyra vetëm nga interesi. Ndërsa, shpenzimet totale të këtij sektori për këtë periudhë ishin 91.6 milionë, kurse shpenzimet për interes ishin në vlerë të vetëm 13.3 milionë eurove, përcjell albinfo.ch.
Normat e interesit u rritën në muajin prill, nga 6.3% në 6.5%, ndërkohë për kreditë e dhëna mbeti 6.1% sa ishte në muajin prill.
Norma u rrit edhe për për kreditë për korporatat jofinanciare u rrit në 6.8% nga 6.5% sa ishte në muajin prill të këtij viti.
4 miliardë e 643.3 milionë ishte vlera e shumës së dhënë kredi për muajin maj.
Prej gjithë kësaj shume, 1 miliardë e 747.2 milionë euro ishin kredi për ekonomitë familjare, dy miliardë e 864.9 milionë tjera për korporatat jofinanciare dhe 15.6 milionë euro për korporatat e tjera financiare, shkruan Buletini ekonomik.
Depozitat e qytetarëve të ruajtura nëpër bankat komerciale në vend, deri në fund të muajit maj 2023, arritën në 5 miliardë e 604.3 milionë euro, nga 5 miliardë e 575.0 milionë sa ishte vlera e tyre në prill.
Aktualisht, vlera totale e aseteve të sektorit bankar në vend, është 6 miliardë e 806.4 milionë euro.
Në Kosovë aktualisht janë duke operuar gjithsej 12 banka komerciale, 9 prej të cilave janë banka me kapital të huaj, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










