Futboll
Finalja e madhe “Euro 2020”: Anglia dhe Italia patën paraqitje fantastike

Raheem Sterling e ka vlerësuar lart paraqitjen e Anglisë në ndeshjet e zhvilluara të saj, veçmas në gjysmëfinalen kundër Danimarkës.
Madje, Sterling ka thënë se Anglia pati paraqitje fantastike dhe me meritë u kualifikua në finale.
“Ishte një top-paraqitje. Ishte hera e parë që ne pranuam gol në këtë turne, por ne u përgjigjëm mirë dhe treguam shpirt luftarak. Ne e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Ne ishim të duruar dhe e dinim se me këmbët dhe agresivitetin që kemi në ekip, që do të ishim në rregull. Është një hap tjetër në drejtimin e duhur. Ne duhet të përqendrohemi në fundjavë tani. Tani kemi Italinë. Do të festojmë pak, pastaj do të përqendrohemi te Italia”, ka thënë Sterling.
Anglia fitoi 2:1 në gjysmëfinale, pas vazhdimeve. Koha e rregullt u mbyll 1:1 me golin për Anglinë që erdhi nëpërmjet autogolit të Simon Kjaerit që qëlloi gabimisht në portën e tij nën presion të Sterlingut. Sterlingu fitoi edhe penaltinë në vazhdime që qe vendimtare për fitoren e “Tre Luanëve”.
Nga ana tjetër, Italia po kalon një super sezonë të futbollit, Euro 2020, duke kaluar çdo pritshmëri dhe treguar karakter dhe një lojë të mirë dominuese ndaj kujtdo kundërshtari.
Ndonëse në ndeshjen me Spanjën mbrëmjen e së martës Italia ishte inferiore në kotrollin e topit, arriti që të kalojë e para në avantazh në pjesën e dytë me anë të Federici Chiesas, por dhjetë minuta nga fundi i takimit Spanja arriti të barazonte me Alvaro Morata, i cili erdhi nga stoli për të mbajtur gjallë shpresat e ekipit të tij. Në fund Italia triumfoi nga gjuajtjet e penalltive, ku për Spanjën nuk arritën të realizojnë dy nga lojtarët më të mirë të takimit, pikërisht Olmo dhe Morata. Italia arriti në finale dhe tashmë ka edhe një ndeshje për të ëndërruar fitimin e titullit.
Roberto Mancini e pranon se Spanja i shkaktoi probleme me ndryshimet e tyre taktike dhe Italisë iu desh të punonte shumë që të arrinte në finalen e EURO 2020, por sipas tij ende nuk ka mbaruar asgjë. Azzurrët shkuan në kohën shtesë pasi Alvaro Morata anuloi golin e Federico Chiesas, duke i barazuar shifrat. “Penalltitë janë mizore. Ishte një kundërshtar i vështirë, Spanja është një ekip i shkëlqyeshëm që luan shumë mirë. Ne nuk luajtëm siç bëjmë zakonisht, por luftuam fort dhe e dinim se do të ishte kështu. Ata na shkaktuan probleme me këtë ndryshim, por më pas morëm koordinatat e duhura dhe nuk rrezikuam shumë. Ne e dinim që nga fillimi që Spanja ishte zotëruesi i posedimit, kështu që ata do të na bënin probleme, por na duhej të rregullonim dhe të luftonim fort”- tha Mancini. “Ekipet e futbollit sulmojnë dhe mbrojnë, ata nuk mund vetëm të sulmojnë. Të dyja kishim raste, të dyja janë skuadra të shkëlqyera, të gjitha ekipet mbrojnë, jo vetëm italianët. Meritat i takojnë djemve, sepse ata besuan në gjithë këto tre vite, por nuk ka mbaruar ende. Duhet të mbledhim forcat, ato që kanë mbetur dhe të përgatitemi për në finale”, shtoi trajneri italian.
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj