Të tjera
Filmi „Zgjoi“ do të prezantohet edhe në kinematë gjermane
Raportohet se filmi „Zgjoi“ („Hive“) i regjisores nga Kosova Blerta Basholli, do të shfaqet prej 8 shtatorit në kinematë e Gjermanisë, njofton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se ky film ishte kandidat i sivjetmë i Kosovës për filmin më të mirë ndërkombëtar Oscar.

Ndërkohë që premiera e tij ishte në Festivalin e Filmit Sundance 2021 më 31 janar 2022, ku u bë filmi i parë në historinë e Sundance që fitoi të tri çmimet kryesore: Çmimin e Madh të Jurisë, Çmimin e Audiencës dhe Çmimin e Regjisë.
Po ashtu, ky film u vlerësua si filmi më i mirë edhe në disa festivale të tjera të filmit në botë, kurse aktorja kryesore, Yllka Gashi, mori çmimin për aktoren me të mirë në festivalin spanjoll “Seminci”, njofton Diaspora Today.
Filmi bazohet në historinë e vërtetë të një gruaje, Fahrijes, e cila përballet me sfidat e jetës, pasi burri i saj u zhduk gjatë Luftës së Kosovës 1998-1999. Në film luajnë Yllka Gashi, Çun Lajçi, Aurita Agushi dhe Adriana Matoshi.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













