Uncategorized
“Çohu”, në festivalin e filmit kundër dhunës mbi gratë
Të mërkurën, më 4 dhjetor, shfaqet filmi “Çohu” në praninë e regjisoreve të tij Arzije Asani dhe Céline Stettler
“Iamaneh” është një organizatë në Zvicër që merret me barazinë e gruas. Ajo po organizon për të katërtën herë me radhë festivalin e filmit “Frauenstark”, shkruan albinfo.ch. Në fokus të këtij festivali janë përvojat e reja rreth realitetit jetësor të grave nga e gjithë bota.
Festivali zhvillohet në kuadrin e aktivitetit “16 ditë kundër dhunës mbi gratë”, që ka filluar më 24 nëntor dhe përfundon më 5 dhjetor në Kult.Kino të Bazelit.
Në këtë kuadër, të mërkurën, më 4 dhjetor, shfaqet filmi “Çohu” në praninë e regjisoreve të tij Arzije Asani dhe Céline Stettler. Filmi bën fjalë për përpjekjet feministe dhe ato të lëvizjes LGBTI në Kosovë.
Arzije Asani, me prejardhje nga Kosova Lindore, jeton në Zvicër dhe ka studiuar në Cyrih, në drejtimin Cast/Audiovisual Media, ndërsa Céline Stettler, në drejtimin “Trends & Identity”.
https://www.facebook.com/events/2519287014968425/
Informata plotësuese: www.filmfestival-frauenstark.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











