E-Diaspora
Fillojnë ditët shqiptare në Bavari
Ditët shqiptare në Bavari organizuar nga konsullata e Përgjithshme shqiptare në Munih, çelën siparin me një aktivitet ku performoi sopranoja me famë ndërkombëtare , Ermonela Jaho, mezzo-Sopranoja Flaka Goranci dhe Pianisti Ausilio Mehmeti.
‘Ditët shqiptare në Bavari’ është kthyer në një aktivitet të përvitshëm që mbahet në Munih.
Konsulli shqiptar Arten Hanku, tha se përgjatë një muaji Përfaqësitë Diplomatike, Shoqatat dhe mbarë komuniteti shqiptar që jeton në këtë vend të Gjermanisë, organizojnë aktivitete të ndryshme kulturore-sportive, duke promovuar para publikut bavarez, trupit diplomatik, medias dhe mbarë komuniteteve të tjera vlerat e kulturës, artit, sportit dhe traditës shqiptare, raporton TCH.
Sopranoja Ermonela Jaho vlerësoi zhvillimin e këtij aktiviteti si një mundësi e mirë për të treguar vlerat e artit dhe kulturës shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Në aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues të qeverisë së Prishtinës, Ambasadori i Kosovës në Gjermani, përfaqësues të Trupit Diplomatik, medias, shoqatave shqiptare dhe komunitetit bavarez.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











