Lajme
Shkatërrohet banda shqiptare-gjermane e mashtruesve në internet: miliona euro dëme
Grupi ka shitur instrumente financiare fiktive për klientët në vende të ndryshme evropiane, të paktën që nga viti 2018 dhe kurrë nuk ka paguar fitimet e supozuara
Hetuesit në Bavari, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, kanë arritur të shkatërrojnë një bandë ndërkombëtare mashtruesish financiarë.
15 persona janë arrestuar në një call center dhe në një kompani IT në Shqipëri, ka njoftuar të mërkurën policia në Bayreuth, transmeton albinfo.ch. Mes tyre thuhet se është një drejtues kryesor i mashtruesve përmes internetit.
Hetuesit akuzojnë grupin se ka shitur instrumente financiare fiktive për klientët në vende të ndryshme evropiane që të paktën që nga viti 2018 dhe se kurrë nuk ka paguar fitimet e supozuara, shkruan DPA.de.
Vetëm në Bavari janë shkaktuar dëme prej më shumë se dy milionë eurosh.
Hetimet kanë filluar në vitin 2019 pasi një person nga qyteti Bayreuth kishte paraqitur një ankesë. Ai kishte investuar më shumë se 20,000 euro në një platformë të supozuar tregtare për muaj të tërë. Por fitimet e tij të pritshme, të shfaqura aty nuk ju paguan kurrë.
Hetimet kanë zbuluar indikacione për raste të tjera në Bavari dhe lidhje me një tjetër platformë famëkeqe, transmeton albinfo.ch. Falë bashkëpunimit ndërkombëtar mes autoriteteve shqiptare dhe gjermane, në Tiranë u arrit që të lokalizohet një call center me më shumë se 200 vende pune dhe një kompani IT. Këto janë kontrolluar rreth dy javë më parë. Hetuesit me atë rast kanë konfiskuar shumë serverë dhe kompjuterë.
Sipas deklaratave të tyre, ata shpresojnë se përmes vlerësimit të të dhënave që kanë konfiskuar do të sigurojnë njohuri të mëtejshme se kush është përgjegjës kryesor.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













