Futboll
Fenerbahçe ul çmimin e Vedat Muriqit
15 deri në 20 milionë euro, një ofertë me këtë shifër do ta bindte Fenerbahçen të heqë dorë nga Muriqi.
Turqit nuk po kanë ritmin e duhur në kampionat dhe titulli duket utopik, ani pse në javët e para shiheshin kandidatë për të triumfuar në fund.
Ata tani kanë rënë në pozitën e shtatë me 43 pikë të grumbulluara, nëntë pikë prapa liderëve Trabzonspor dhe Istanbul Basaksehir, që kanë nga 56 pikë.
Kështu, drejtuesit kanë nisur menjëherë të mendojnë për të ardhmen dhe në verë duket se do të ndryshojnë shumë gjëra sipas mediave turke.
Gokhan Gonul dhe Caner Erkin pritet të rikthehen, ndërsa sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka shumë mundësi të largohet.
Për të është folur se e duan shumë klube dhe Feneri nuk e pengon që të largohet, por që të ndodhë diçka e tillë duhet të vijë një ofertë 15-20 milionë euro.
Për shkak të formës së mirë në fillim të sezonit, si klubi ashtu edhe Muriqi, kërkesa kishte arritur 30 milionë euro, por 2020 s’ka qenë aspak siç kanë ëndërruar andaj Feneri tashmë ka ul këtë çmim dhe gjatë verës do të dëgjojë oferta për Muriqin.
E-Diaspora
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














