Shkurt.ch
Fëmijët, “viktimat e harruara” të dhunës në mes prindërve
“Kindes-und Erwachsenenschutz” (Mbrojtja e fëmijëve dhe të rriturve) si organizatë për mbrojtjen nga dhuna është çdo ditë e konfrontuar me pasojat e dhunës familjare. Në lidhje me këtë temë, të enjten ne Bernë janë takuar 340 ekspertë nga më shumë se 200 institucione në një konferencë tematike.
Në Zvicër brenda vitit rreth 27.000 fëmijë dhe të rinj të parritur janë të prekur nga dhuna brenda çifteve (prindërve të tyre), thuhet në një komunikatë të KOKES (Konferenca për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rriturve nga dhuna familjare).
Në çdo të dytën thirrje për ndihmë që i bëhet policisë për ndërhyrje kundër dhunës familjare, të pranishëm janë edhe fëmijët. Në mesin e tyre, të përfaqësuar në shkallë mbiproporcionale janë fëmijët nga 0 deri 6 vjeçarë.
Kështu fëmijët janë shpesh “viktimat e harruara” në konfliktet në mes të të rriturve, gjegjësisht prindërve të tyre, ka thënë në hapje të konferencës Sylvie Durrer, drejtore e Byrosë Federale për Barazi Gjinore. “Në rastet kur një femijë detyrohet të përjetojë dhunën në mes të prindërve ai bëhet në të ardhmen potencialisht ushtrues ose viktimë dhunës, ka thënë Guido Marbet, kryetar i KOKES (Konferenca për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rriturve nga dhuna familjare).
Bashkorganizatorë të konferencës kanë qenë Byroja Federale për Barazi Fhinore dhe KOKES.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











