Shkurt.ch
Fëmijët nga Maqedonia në pushime humanitare në Zvicër
Fëmijët që janë mysafirë të fondacionit SWISSCOR, janë zgjedhur nga 7 jetimore. 80 % të tyre të jenë maqedonas dhe 20% shqiptarë
77 fëmijë nga Maqedonia, kryesisht të varfër, bonjakë, banorë të jetimoreve (40 për qind të tyre me të meta në zhvillim), janë mysafirë të kampit të dymbëdhjetë me radhë që organizon fondacioni swisscor. Kësaj here fëmijët do të strehohen në Qendrën për rekrutim në Mels të kantonit St. Gallen.
President i swisscor-it dhe themelues i tij është ish ministri dhe presidenti i Zvicrës Adolf Ogi. Deri më tash në kuadër të pushimeve që organizon ky fondacion, në Zvicër kanë ardhur disa herë fëmijë nga Kosova, Shqipëria, Bosnja si dhe vende të tjera të Evropës juglindore.
Gjatë dy javëve të qëndrimit në Mels, fëmijët do të kenë përkujdesjen e plotë shëndetësore, përfshirë kontrollet e përgjithshme e ortopedike mjekësore, të dhëmbëve, të syve etj.
Për këto 12 vjet të ekzistimit, Swisscor, falë donacioneve zemërgjera të qytetarëve zviceranë, ka sjellë në Zvicër 1084 fëmijë nga vendet e përmendura.
Fëmijët që sivjet kanë ardhur nga Maqedonia, janë zgjedhur nga 7 strehimore ose jetimore në gjithë vendin. Si kriter ka qenë që 80 për qind të tyre të jenë maqedonas dhe 20 për qind shqiptarë.
Gjatë kohës së qëndrimit të tyre në Zvicër, fëmijët nga Maqedonia do të kenë rastin të njihen mes vete, të merren me aktivitete sportive e artistike etj. Ata, në kampin e tyre do të kenë edhe vizita të futbollistëve dhe sportistëve tjerë kulminantë të Zvicrës.
Për fëmijët kujdesen 15 të rinj, vullnetarë të Kryqit të Kuq
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









