Lajme
Fëmijët afrikanë, “viktima” të divorcit të çiftit Bill dhe Melinda Gates
Miliarderi filantrop Bill Gates dhe bashkëshortja Melinda ishin ndër donatorët e parë që ndihmuan në ndërtimin dhe funksionimin e një shkolle në qytetin Cape Town, të Afrikës së Jugut.
Por, të mërkurën e 5 majit, drejtori i shkollës shprehu shqetësimin e tij se divorci i çiftit mund të ndikojë tek fëmijët dhe shkollat e tjera në Afrikë që kanë marrë mbështetje nga fondacioni ‘Gates’.
Shkolla “Inkanini” ka mbi 1 mijë fëmijë që vijnë nga zona të varfra. Dy vjet më parë ajo filloi të merrte fonde nga fondacioni ‘Gates’, që mbështeste nevojat në rritje të saj.
Duke folur për agjencinë e lajmeve “Reuters”, drejtori Andile Lili tha se lajmi për divorcin i ka shqetësuar, pasi mund të prekë zotimin e fondacionit për shkollën, si dhe për fëmijët afrikanë që mund të kthehen në viktima të kësaj ndarjeje.
“Ndoshta ata do të ndahen dhe fondacioni nuk do të preket. Shumë njerëz i thonë këto gjëra, por kur divorci të konkretizohet, do të shkaktojë patjetër viktima dhe këto viktima do të jenë fëmijët e Afrikës, ku familja Gates u zotua se do të bënte shumë për shkollat, sikurse bëri për shkollën tonë”, thotë Andile Lili, drejtor shkolle në Cape Town.
Fondacioni ‘Gates’, një nga shoqatat më të mëdha të bamirësisë në botë, ka investuar shumë në Afrikë për të zgjidhur probleme si shëndetësia, arsimi, të drejtat e grave dhe për luftimin e varfërisë.
Ai u krijua në vitin 2000 dhe aktualisht ka mbi 51 miliardë dollarë asete.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë Reagon Ambasada e Kosovës: Dy shtetas humbin jetën në aksidentin në Vjenë... -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains
Jeta në Austri
-
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët Ekipet u detyruan të gërmojnë me duar viktimat për t’i nxjerrë nga rrënojat ... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë













