Sport
Fatmire Bajramaj lë Turbinen për FFC Frankfurtin
Për shërbimet e saj kishin treguar interesim edhe klubi Lyon, si dhe skuadra të ndryshme nga Liga profesionale e SHBA-së
Pas përfundimit të kampionatit Botëror të futbollit të femrave, ku ajo do të mbrojë ngjyrat e Gjermanisë, futbollistja shqiptaro-gjermane Fatmire Bajramaj do të ndërrojë ekipin. “Më e bukura e futbollit tonë”, siç shkruajnë gazetat gjermane, sa herë e zënë ngoje Fatmiren, nga Turbine Potsdam do të kalojë në skuadrën rivale, FFC Frankfurt.
Kjo u kuptua në margjinat e ndeshjes që Turbine Potsdam luajti dje kundër Duisburgut. “Kam marrë një sinjal të qartë nga Lira. Kjo më bën të besoj se të hënën (sot) pasdite do ta bëjmë publike marrëveshjen”, i ka deklaruar menaxheri i Frankfurtit Siegfried Dietrich, portalit “Morgenpost Online”.
Bajramaj që më parë i kishte dhënë dritën jeshile këshilltarëve të saj për tërheqje nga Turbine Potsdam. Për shërbimet e saj kishin treguar intersim edhe klubi Lyon, si dhe skuadra të ndryshme nga Liga profesionale e SHBA-së, në mesine të cilave edhe “Western New York Flash”.
Para se të përshëndetet nga Potsdam Turbine, “Lira”, siç e thërrasin tifozët, synon të marrë me ekipin e saj të vjetër edhe kupën e Ligës së kampionëve. Ndeshja finale për këtë kupë luhet më 26 maj në Londër, ku Turbine Potsdam takohet me skuadrën franceze Olympique Lyon.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










