Jeta në Zvicër
Familjet zvicerane ishin më të pasura në vitin 2017

Gjatë vitit të kaluar, pronësia e ekonomive familjare zvicerane është rritur përsëri. Por, për shkak të borxhit të lartë të hipotekës, edhe borxhet janë rritur.
Falë rritjes së çmimeve të berzës, rritjes së çmimeve të pasurive të patundshme dhe rritjes së arkës së pensionit, vitin e kaluar pronësitë e familjeve zvicerane janë rritur përsëri, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch. Por edhe borxhi privat është rritur përsëri krahasuar me vitin e mëparshëm 2016 dhe për herë të parë pas disa viteve. Sipas “Llogarisë Financiare” të Bankës Kombëtare Zvicerane (SNB), kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të borxhit të lartë të hipotekës.
Në mënyrë të veçantë, asetet financiare janë rritur nga 145 miliardë, në gjithsej 2’561 miliardë franga zvicerane, që do të thotë një rritje prej 6 për qind. Asetet e pasurive të patundshme të familjeve private janë rritur, sipas llogaritjeve të SNB për shkak të rritjes së çmimeve të pasurive të patundshme nga 81 miliardë, në 2024 miliardëfranga (+ 4 për qind).
Pjesa më e madhe e rritjes së aseteve mund t’i atribuohet rritjes së kushteve të kredisë dhe të drejtave zvicerane përmes kompanive të sigurimeve dhe fondeve të pensioneve. Sipas publikimit të botuar të enjten, kjo përqindje përbën pjesën më të madhe të të gjitha llogarive të arkëtueshme me 40 për qind, informon Albinfo.ch. Përveç kësaj, në veçanti përqindja e investimeve kolektive, si aksionet dhe pasuritë e patundshme u përkujdesën që familjet vendase të jenë më të pasura dhe në vitin 2017 të kenë më shumë të holla nëpër llogaritë bankare.
Por detyrimet e familjeve private, kryesisht borxheve në formën e kredive, sipas raportit është rritur nga 25 miliardë, në gjithsej 864 miliardë franga zvicerane (+ 3 për qind). Për herë të parë në tetë vite, kreditë personale janë rritur përsëri, me përjashtim të vitit 2014. Sipas SNB, kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të rritjes së hipotekave. Me 25 miliardë franga në vitin 2017, vitin e kaluar borxhi ishte më e lartë. Në atë kohë, ai ishte 21 miliardë, njofton Albinfo.ch. Hipotekat përbëjnë 94 për qind të të gjitha detyrimeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep Mësohet se një operacion i Karabinierëve në zonën e Centro-s, në Genova, çoi në arrestimin e...
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
Jeta në Austri
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri Ndër ngjarjet kryesore të kësaj jave, zbulohet se çfarë do të thonë rezultatet e zgjedhjeve të...
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare