Lajme
Sa para në muaj kanë në dispozicion familjet zvicerane dhe sa kursejnë
Këto të dhëna mbështeten në shifrat e Zyrës Federale të Statistikave (BFS) për vitin 2019, të cilat janë publikuar të martën
Të ardhurat mesatare të disponueshme të familjeve zvicerane janë 6609 franga. Pjesa më e madhe e kësaj shume shpenzohet për mallra dhe shërbime. Ndërsa shpenzimet e detyrueshme si taksat, sigurimet shoqërore dhe primet e sigurimeve shëndetësore përbëjnë një të tretën e buxhetit total, transmeton albinfo.ch.
Këto të dhëna mbëshetten në shifrat e Zyrës Federale të Statistikave (BFS) për vitin 2019, të cilat janë publikuar të martën.
Krahasuar me vitin pararendës (2018), të ardhurat mesatare të disponueshme, pra të ardhurat bruto minus shpenzimet e detyrueshme, kanë pësuar një ulje të lehtë. Në vitin 2018, këto të ardhura ishin mesatarisht 6699 franga, shkruan srf.ch.
Të ardhurat bruto kanë mbetur pothuajse të pandryshuara, 9560 franga, si në vitin 2018 ashtu dhe në 2019.
Madhësia mesatare e familjeve gjithashtu ka rënë, nga 2.16 në 2.11 persona, përcjell albinfo.ch. Në përgjithësi, megjithatë, buxheti për frymë ka rënë.
Shpenzimet e detyrueshme, nga ana tjetër, janë rritur pak në krahasim me vitin paraprak – nga 30 në 31 për qind.
Rreth 60 për qind e familjeve kanë të ardhura nën mesataren. Familjet në klasën me të ardhura më të ulëta (me të ardhura bruto më pak se 4500 CHF) shpesh kanë shpenzuar më shumë para se sa kanë fituar.
Në vitin 2019, familjet kanë përdorur 52.0% të të ardhurave bruto për shpenzime konsumatore. Me rreth 1381 franga (14,4% e të ardhurave bruto), shpenzimet për strehim dhe energji zënë vendin e parë.
Pas të gjitha shpenzimeve, familjeve u kanë mbetur për kursim mesatarisht 1232 CHF në muaj ose 12.9% të të ardhurave bruto, në vitin 2019.
Familjet në klasën me të ardhura më të ulëta (me të ardhura bruto më pak se 4500 CHF) në përgjithësi nuk ishin në gjendje të kursenin asgjë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez Mësohet se boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi, do të rikthehet sonte në ring pas fitores ndaj...
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
Jeta në Austri
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri Austria sheh rritje të papunësisë ndërsa ekonomia dobësohet, foshnja e vogël lëndohet pas rënies nga dritarja...
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte