Integrimi
Familja shqiptare: Ne ndjehemi si gjermanë
Familja Berisha nga Kosova pritet të dëbohet edhe është integruar plotësisht dhe pjesëtarët e saj e ndiejnë veten si gjermanë
Familja Berisha është integruar plotësisht në Gjermani dhe ndjehen si gjermanë, por përkundër kësaj, ajo pritet të dëbohet për në Kosovë, shkruan ‘sz-online.de’.
Kryefamiljar është Muharrem Berisha, e me të jetojnë edhe gruaja Vjollca Nebihi dhe dy fëmijët, Ledioni (4) dhe Lea (1), përcjell albinfo.ch.
Ledioni po e rregullon bredhin e Krishtlindjes, ndërsa në të ardhmen dëshiron të bëhet futbollist, ose edhe boksier. Këtë e thotë pastër në gjuhën gjermane, që e flet shumë mirë.
Kushdo që troket në derë, ai e di se është policia. “Unë dua që ata të vijnë”, thotë ai. Por, babai i tij i thotë me të qeshur thotë. “Jo, Ledi, policia është e mirë. Ata vijnë për të ndihmuar”, mund t’i shpjegojë 29-vjeçari, edhe pse djali nuk duket i bindur.
Ledioni është katër-vjeçar dhe ka lindur në Kosovë, kurse tani po jeton në Gjermani për vitin e dytë rresht në Meissen, pastaj në fshatin Perba në Nossen. Motra e tij është Lea, e cila është një-vjeçare dhe mundohet të flasë gjermanisht dhe shqip, ndërsa familja shqiptare ka frikë se ata do të dëbohen në Kosovë.
Familja shqiptare është në Gjermani nga shkurti i vitit 2015 dhe disa herë i janë refuzuar letrat. Kosova është në mesin e vendeve të sigurta dhe dëbimi pothuajse është i sigurt.
Shumica e shqiptarëve të Kosovës dhe azilkërkuesit tjerë të cilët kanë jetuar në Perba, tashmë janë larguar. Një familje tjetër është nga Kosova, një nga Serbia dhe dy nga Siria.
Ata janë myslimanë, liberal dhe festa e Krishtlindjeve nuk ju pengon, kurse gruaja e tij bart shami. Ndonjëherë mund të pinë ndonjë birrë.
“Unë dhe familja ime ndihemi gjermanë dhe nuk duam të kthehemi në Kosovë”, thotë ndër të tjera Muharrem Berisha.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja















