Kosova
Familja nga Vushtrria që ruan varrin e ushtarit të panjohur tash e 75 vjet
Ata e ftojnë shtetin gjerman që ta vizitojë këtë varr dhe janë të hapur për çfarëdo nisme për rregullimin e varrit të ushtarit gjerman dhe shënjimin e vendit ku prehet për më shumë se 75 vjet.
Që nga përfundimi i luftës së dytë botërore, familja Haradinaj nga fshati Stanovc i Vushtrrisë e ka mbajtur të fshehur varrin e një ushtari gjerman në arat e tyre.Familja Haradianaj kanë thënë se nga frika e hakmarrjes nga shteti i Serbisë historia është mbajtur e fshehur dhe është ruajtur vetëm në familjen e ngushtë.
“Tash erdhëm te arat e gjermanëve, kjo është ara e gjermanit”, kjo është fjalia që zakonisht i prinë rrugëtimit të vëllezërve Baki e Dritan Haradinaj për tek arat e tyre,. “Ara e gjermanit” për dy vëllezërit Bakiun dhe Dritanin në vegjëli ka qenë pikë referimi e mister në të njëjtën kohë. Në këtë vend, që nga përfundimi i luftës së dytë botërore qëndrojnë eshtrat e një ushtari gjerman. Ushtarin e panjohur për ta, Bakiu thotë se me shumë sakrifica e kanë varrosur paraardhësit e tij.
“Historia e këtij varri është se këtu është vra gjermani dhe varrimi i tij është bërë vetëm natën, sepse nuk kanë guxuar me e varrosë ditën për shkak i çështjes (pushtimit) së Serbisë. Flitet që katragjyshin e kanë vrarë për shkakun se e kanë varrosur natën gjermanin. Flitet se para shtëpisë është i vrarë ose më mirë të them i pushkatuar”, ka treguar me shumë krenari Bakiu.I lidhur emocionalisht me historinë e ushtarit gjerman, ai shprehet i hapur për çfarëdo nisme të shteti gjerman.
“Kam menduar që me e ndreq këtu varrin me e pastru me i heq “therrat” edhe me ja ngjit emrin këtu rrugës “Rruga e gjermanit” edhe ara tash e 100 vjet thirret si “Ara e gjermanit…Ne vulletin e kemi me e ndreq me rretheku me e rujt historinë edhe me u dit se ku është varri i tij”, ka thënë Baki Haradinaj. Gjermanët të cilët merren me historitë të cilat i tregon Bakiu brenda muajit shator do të vijnë në Kosovë. Kështu thuhet në një njoftim për media nga Ambasada Gjermane në Kosovë. Puna e organizatës “Lidhje kombëtare për ruajtjen e varreve të luftës” (VOLKSBUND) nuk do të ishte e mundur pa një marrëveshje me Kosovën.
Më 10 gusht Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshjen përfundimtare sa i përket kësaj çështje, me të cilën Gjermanisë i lejohet përkujdesja për varret e ushtarëve të saj, zhvarrosja për t’i dërguar në një vend të përbashkët. Gjithashtu, me të lejohet ndërtimi e përmendoreve në vendet ku zhvarrosja është e pamundur. 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore sipas “Volksbund” në Kosovë ka njoftime për rreth 900 vendvarrime të ushtarëve gjermanë, shumica prej tyre ende të paidentifikuara.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri














