Integrimi
Familja nga Kosova fiton qëndrimin në Gjermani
Para pak ditëve kjo familje e integruar mirë në Altdorf të Bambergut ka fituar një status qëndrimi në Gjermani. Me këtë është përmbushur një ëndërr e kahmotshme për Bunjakët
Familja rome nga Kosova Mehmeti-Bunjaku jeton tash një kohë të gjatë në Gjermani. Edhe pse kërkesa për azil kësaj familjeje i ishte refuzuar me kohë, qëndrimi i saj në Gjermani tolerohej për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të Sadbere Bunjakut, nënës së katër fëmijëve, shkruan nordbayern.de. Familja dhe miqtë e saj gjermanë nuk ishin dorëzuar nga mosdhënia e statusit të refugjatit por ishin angazhuar për qëndrim.
Dhe, duket se kjo këmbëngulje u është shpaguar të gjithëve, transmeton albinfo.ch. Para pak ditëve kjo familje e integruar mirë në Altdorf të Bambergut ka fituar një status qëndrimi në Gjermani. Me këtë është përmbushur një ëndërr e kahmotshme për Bunjakët.
Shanset e tyre dukeshin të zbehura pasi që kryefamiljarit Sefo Mehmeti i ishte refuzuar kërkesa për statusin “Duldung”.
Para së gjithash për nënën, Sadberen kjo përbën një lehtësim të madh, ndonëse ende nuk dihet përfundimisht se çfarë titulli do të ketë statusi i qëndrimit të saj dhe të fëmijëve, përcjell albinfo.ch.
Në Bamberg pritet sot (e shtunë) dokumenti në të cilin mund të shihet statusi konkret i fituar.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












