Shkurt.ch
Familja mesatare në Zvicër “çon dëm” 60 kg. ushqime në vit
Rreth 2.6 milionë tonë – apo 190 kilogramë për person, është masa e mbeturinave ushqimore që krijohet në Zvicër çdo vit, ka njoftuar Zyra Federale e Mjedisit.
Nga një sërë raportesh që analizojnë rolin e sektorëve të ndryshëm në prodhimin dhe trajtimin e mbeturinave ushqimore, Zyra Federale për Mjedisin (Bafu) njoftoi të hënën se 1.7 milion tonë e mbeturinave ushqimore që mund të shmangen (pra, janë të ngrënshme), prodhohen çdo vit në Zvicër.
E ‘fajtorët’ kryesorë për këtë dalin të jenë familjet dhe konsumatorët, që përbëjnë 38 për qind të atyre që prodhojnë këto mbeturina, shkruan swissinfo, përcjell në shqip albinfo.ch.
Vetëm gjysma e një milion tonë mbeturinave të hedhura nga familjet zvicerane përfundojnë të djegura me mbetjet e tjera të përgjithshme, pjesa tjetër riciklohet apo ripërdoret si ushqim për kafshë.
Disa faktorë që thuhet se kanë ndikuar në rritjen e këtij problemi, janë mungesa e vetëdijesimit nga ana e konsumatorëve dhe nevoja për sisteme ndarëse (të mbeturinave) më adekuate dhe infrastrukturë ricikluese nëpër komuna.
Familjet zvicerane prodhojnë mesatarisht rreth një milion tonelata mbeturina në vit, nga ushqimet. Rreth gjysma e kësaj mase mbeturishash, ose 60 kilogramë për person, mund të shmangej.
Edhe industritë ushqimore në Zvicër prodhojnë pothuajse të njejtën sasi të mbeturinave ushqimore sa familjet. Vetëm se, një e katërta e mbeturinave ushqimore që krijohen nga këto industri, janë të pashmangshme, përcjell albinfo.ch.
Një pjesë e madhe e mbeturinave ushqimore vjen nga sektori bujqësor. Ai hedh në trajtë mbeturinash për çdo vit nga 225.000 tonelata artikuj ushqimorë, shkruan srf.ch ndërsa 90 për qind e kësaj sasie mund të mos hidhej, bën të ditur Ministria e Ambientit (Bafu) në raportin e publikuar sot.
Raporti pasqyron rezultatet e kërkimeve të bëra viteve të fundit rreth asaj se sa ushqime përmes “Food Waste” çohen dëm, transmeton albinfo.ch. Këshilli Federal i Zvicrës, në muajin mars ishte ngarkuar nga parlamenti që të hartonte një plan aksioni kundër çuarjes dëm të artikujve ushqimorë.
Statistika të publikuara për gastronominë tregojnë se 200.000 tonelata mbeturina ose 69% nga gjithsej 290.000 sa prodhohen në gastronomi, ka mundësi të kursehen. Kjo nënkupton se, llogaritur në një racion ushqimor të shërbyer në restorante, 124 gramë shkojnë dëm.
Bafu i sheh analizat si bazë të mirë për përpunimin e objektivave të reduktimit të mbetjeve ushqimore për “Food Waste”. Agjenda 2030 e OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm parasheh një reduktim të mbeturinave ushqimore.
Zvicra, në kuadrin e kësaj agjende është zotuar që deri në vitin 2030 t`i përgjysmojë mbeturinat ushqimore për kokë banori. Po ashtu duhet të reduktohen edhe humbjet që bëhen gjatë procesit të prodhimit dhe shpërndarjes, furnizimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










