Kosova
Falsifikonte dokumente të tatimit në pronë, arrestohet zyrtari në Gjilan
Dyshohet se ka falsifikuar dokumente/vërtetime që ndërlidhen me tatimin në pronë
Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan njofton se pas hetimeve disamujore, me autorizim të prokurorisë kompetente ka siguruar dëshmi në lidhje me dyshimin e arsyeshëm se i dyshuari me iniciale B.K., zyrtar në Gjilan, dyshohet se ka falsifikuar dokumente/vërtetime që ndërlidhen me tatimin në pronë.
“Policia sot, më 09.09.2019, e ka intervistuar të dyshuarin në prezencë të avokatit sipas autorizimit dhe pas intervistimit të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Më tej në njoftim thuhet se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj dhe pavarësisht rolit dhe funksionit që kanë individë të caktuar, veprime ligjore do të ndërmerren në vazhdimësi në bashkëpunim edhe me autoritetet e tjera të drejtësisë, me qëllim parandalimin e rasteve të tilla, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














