Lajme
Evropës do t’i duhen 3 vjet për t’u rimëkëmbur nga pandemia
Shumë prej ekonomive të Europës parashikohet se do t’u duhen rreth tre vjet që të arrijnë në nivelet e periudhës para pandemisë, pavarësisht pritshmërive shpresëplota në mbarë botën si rrjedhojë e vaksinimeve, kjo sipas raportit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).
Kreu i organizatës Laurence Boone tha se parashikimet “janë përmirësuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit” si pasojë e paketave të stimujve ekonomik në vendet e zhvilluara.
Prodhimi botëror pritet të shkojë në 5.8 për qind, më e lartë nga parashikimi i mëparshëm prej 4.8 për qind në dhjetor.
Por, edhe pse kreu i OECD deklaroi se nivelet e prodhimit të periudhës para pandemisë mund të arrihen në fund 2022, ai paralajmëroi se “kjo nuk është e mjaftueshme”.
“Për sa kohë shumica e popullsisë në botë nuk është vaksinuar jemi të gjithë të kërcënuar nga shfaqja e varianteve të reja”, shkruan raporti.
Sipas të dhënave, OECD parashikon që zona Euros dhe Britania do të jenë ende më shumë se një pikë përqindje mbrapa parashikimeve në fund të 2022.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











