Lajme
Evropa po ngrohet dyfish më shumë se mesatarja globale

Temperaturat në Evropë janë rritur dy herë më shumë se mesatarja globale gjatë tri dekadave të fundit, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike të OKB-së, e cila thotë se rritja në Evropë është më e larta në botë.
“Ashtu siç vazhdon trendi i rritjes, i nxehti i madh, zjarret, vërshimet dhe ndikimet e tjera të ndryshimeve klimatike do të prekin shoqëritë, ekonomitë dhe ekosistemin”, thuhet në një raport të përbashkët të Organizatës Botërore Meteorologjike dhe Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus të BE-së.
Raporti i publikuar të mërkurën fokusohet në rritjen e temperaturave në vitin 2021 bashkë me valët e nxehta në tokë dhe det, motin ekstrem dhe humbjen e akujve dhe borës.
“Temperaturat mbi Evropë janë rritur ndjeshëm gjatë periudhës 1991-2021, me një mesatare prej +0.5 °C për çdo dekadë”, thotë raporti.
Si rezultat i rritjes së temperaturave, akullnajat e Alpeve humbën 30 metra nga trashësia e akullit nga viti 1997 deri në vitin 2021, ndërsa shtresa e akullt e Grinlandës po shkrihet, duke kontribuar në përshpejtimin e rritjes së nivelit të detit, thuhet në gjetjet e raportit.
Megjithëse emetimet e gazit serrë të BE-së ranë me 31% mes viteve 1990 dhe 2020 – ende larg objektivit të reduktimit prej 55% për vitin 2030 – ngjarjet klimatike me ndikim të lartë vazhduan të shqetësojnë jetën e evropianëve në vitin 2021.
“Evropa përfaqëson një fotografi të gjallë të një bote që po ngrohet dhe na përkujton se edhe shoqëritë e përgatitura mirë nuk janë të sigurta nga ndikimet e ngjarjeve ekstreme klimatike. Këtë vit, sikurse në 2021, pjesë të mëdha të Evropës janë goditur nga valë të mëdha të të nxehtit dhe thatësira, që nxitën zjarre. Në vitin 2021, vërshime të mëdha shkaktuan vdekje dhe shkatërrim”, thotë sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike, Petteri Taalas në deklaratën e tij.
Taalas porositi Evropën të vazhdojë të ulë emetimet e gazrave serrë, duke shtuar se Evropa mund të luajë një rol kyç drejt arritjes së një shoqëria karbon-neutrale deri në gjysmën e shekullit, duke përmbushur Marrëveshjen e Parisit.
“Shoqëria Evropiane është e brishtë ndaj variableve dhe ndryshimeve klimatike, por Evropa është gjithashtu fronti i parë i përpjekjeve ndërkombëtare për të lehtësuar ndryshimet klimatike dhe për zhvillimin e zgjidhjeve inovative për t’u adaptuar me klimën e re me të cilën do të duhet të jetojnë evropianët”, tha Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit për Ndryshimet Klimatike Copernicus.
E-Diaspora
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm Raportohet se 31 vjeçari shqiptar S.Sh, pjesëtar i grupit “Hellbanianz” është dënuar me burgim të përjetshëm...
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor