Kosova
Eurodeputeti austriak kërkon sqarime nga Lajçaku
Miroslav Lajçak ishte për një vizitë dyditore në Kosovë, ku është takuar me liderët shtetërorë dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë të sigurisë (NATO) dhe drejtësisë (EULEX).
Në një mesazh të publikuar në llogarinë personale në Twitter të Përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak-ut i ka reaguar eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, i cili ka pyetur se “kur do të shënoni rezultate konkrete në dialogun Kosovë-Serbi”.
“Në rregull. Kur do të tregojë rezultate përpjekja jote? Çfarë ke arritur deri tani sa i përket njohjes nga pesë shtete anëtare dhe nga Serbia, në mënyrë që të vendoset normalizim në kontakt dhe ndërveprim? Njerëzit e Evropës meritojnë rezultate”, ka shkruar Mandl.
Sllovaku kishte bërë të ditur se ka pasur një takim të mirë me zyrtarët e EULEX-it dhe KFOR-it. “Pata një bisedë shumë të mirë me EULEX-in dhe KFOR-in për situatën e sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Kosovë”.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










