Shkurt.ch

“Eurosur” për sigurimin e kufijve të BE-së

Me këtë sistem të ri synohet parandalimi i hyrjes së bandave kriminale të trafikimit me qenie njerëzore dhe i migrimit ilegal

Bashkimi Evropian ka vendosur të aplikojë një sistem të ri për ruajtjen e kufijve të tij të jashtëm. Sistemi quhet “Eurosur”.

Parlamenti Evropian në Strasburg ka votuar për vendosjen e sistemit në fjalë i cili mundëson që informatat e të gjitha autoriteteve të rrjetëzohen mes vete në mënyrë që të lehtësohet këmbimi i tyre.

Ajo që dëshirohet të arrihet  me këtë sistem të ri është parandalimi i hyrjes së bandave kriminale të trafikimit me qenie njerëzore dhe i migrimit ilegal. Sistemi Eurosur do të mundësojë po ashtu që të shpëtohen më lehtë dhe më shpejtë refugjatët që janë në rrezik gjatë lundrimit drejt Evropës.

Eurosur do të hyjë në veprim në dhjetor të këtij viti, në të gjitha vendet e BE-së që kanë kufij të jashtëm me vendet që nuk i takojnë BE-së.

Komisioni Evropian vlerëson se kostoja e këtij sistemi për gjashtë vitet e para do të jetë mbi 240 milionë euro.