Të tjera
Europiani 2021 – hidhet shorti i kualifikueseve në basketboll
Kombëtaret shqiptare të Basketbollit për femra dhe meshkuj mësuan fatin e tyre për kualifikueset e kampionateve Europiane të kësaj disipline në 2021.
Për femra, faza finale e Eurobasketit do të zhvillohet në Spanjë dhe Francë, dy ekipet finaliste të evropianit të këtij viti. Për kombëtaren shqiptare të Femrave shorti i këtyre kualifikueseve ishte i pamëshirshëm. Jemi në të njëjtin grup me Serbinë kampione e Evropës në 2015, në grupin E ku janë edhe Lituania dhe Turqia. Ndeshjet kualifikuese të Eurobasketit të Femrave do të nisin në 10 nëntor të këtij viti dhe do të mbyllen në shkurt të vitit 2021.
Përsa i përket Eurobasketit të meshkujve, faza finale e të cilit do të luhet në Gjermani, Ceki, Gjeorgji dhe Itali, kombëtarja shqiptare do të luajë fillimisht në raundin e tretë paraeliminator për të tentuar hyrjen në fazën kualifikuese. Kuqezinjtë janë në një grup me Bjellorusinë dhe Danimarkën. Ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen me sistem vajtje ardhje dhe do të luhen në datat 3-21 gusht. Nëse Kombëtarja shqiptare do të fitojë grupin e saj, në kualifikueset për fazën finale të Eurobasketit do të jetë në Grupin C së bashku me Cekinë, belgjikën dhe Lituaninë.
Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë në raundin e tretë paraeliminator me Luksemburgun dhe Britaninë e madhe dhe në rast suksesi do të përvballet me Gjermaninë, Malin e Zi dhe Francën në Grupin G të kualifikuesve të Evropianit.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












